Edhe AAK’ja thërret konferencë për media

  • E.K /
  • 17 October 2021 - 17:51
Edhe AAK’ja thërret konferencë për media

Pas PDK-së dhe AKR-së, edhe AAK’ja ka thirrur konferencë për media.

Nga ky subjekt kanë bërë të ditur se konferenca do të mbahet në orën 20:00 në selinë Qendrore të AAK’së.

Mediave do të ju drejtohet Ramush Haradinaj.

“Konferenca për media e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj do të mbahet në ora 20:00, në Selinë Qendrore të AAK-së”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë që qytetarët e Kosovës sot do të vendosin për kryetarët e ardhshëm të komunave dhe për përfaqësuesit e tyre në Kuvendet Komunale.

Deri në orën 16:00 në vend kanë votuar 26,89 për qind apo 506 mijë e 997 qytetarë.

(Kosova Sot Online)