Arrestohen djali i kryetarit të komunës për shitblerje të votave

  • A.P /
  • 17 October 2021 - 18:56
Arrestohen djali i kryetarit të komunës për shitblerje të votave

Djali i kryetarit aktual të komunës së Kllokotit, Bozidar Dejanoviq, është arrestuar mbrëmë nën dyshimin për shitblerje të votës.

Lajmin e ka konfirmuar prokurori i Prokurorisë së Gjilanit, Agron Uka, ku sipas tij, përveç djalit të Dejanoviqit, janë arrestuar edhe tre persona të tjerë, të cilët janë të afërm të kandidatëve për asamblistë.

“Po është arrestuar djali i kryetar të Kllokoktit dhe tre të tjerë, që kanë lidhje me kandidatët për asamblista. Tre prej tyre janë serbë dhe janë arrestuar për shitblerje të votës. Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 18:30 minuta. Kam dhënë aktvendim për fillimin e hetimit si dhe kërkesën për caktimin e paraburgimit. Po ashtu janë sekuestruar dy nga 100 euro, vizitë kartela dhe fletëvotime ku përshkruhet të votohet numri dy”, tha Uka.


(Kosova Sot Online)