Rezultati në Podujevë, numërohen mbi 90 përqind e votave

  • A.P /
  • 18 October 2021 - 00:01
Rezultati në Podujevë, numërohen mbi 90 përqind e votave

Rreth 90 përqind e votave janë numëruar në Komunën e Podujevës. Renditja e kandidatëve vazhdon të jetë e njejtë..

44.24 përqind të votave i ka fituar Shpejtim Bulliqi i Vetëvendosjes, 43.34 Ekrem Hyseni i LDK’së, 6.67 Floretë Zejnullahu, 4.06 Besnik Tahiri, 0.66 Gazmend Islami dhe 0.53 Xhemajl Hasani.

Numri i votave që janë numëruar deri tash është 75 mijë e 440. Rezultati final do të vendoset pas numërimit të votave në dhjetë vendvotimeve të fundit.

(Kosova Sot Online)