Mot i nxehtë këtë javë, këto janë temperaturat

  • E.K /
  • 18 October 2021 - 08:48
Mot i nxehtë këtë javë, këto janë temperaturat

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se kjo javë do të karakterizohet me mot të mirë.

Sipas IHK-së, mëngjeset në ultësira do të karakterizohen me mjegull, si pasojë e rënies së temperaturave minimale.

Sot mund të ketë riga të dobëta shiu, në pjesën veriperëndimore dhe perëndimore të vendit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale parashihet të lëvizin ndërmjet 14-19 gradë Celsius.

Parashikimi i motit për pesë ditë (18 – 22 tetor 2021)

Java e ardhshme do të karakterizohet me mot të mirë dhe relativisht të qetë. Kjo situatë meteorologjike vije si rezultat i masave të fuqishme të ajrit me presion të lartë atmosferik. Në mëngjes, nëpër ultësira parashihet të ketë mjegull, si pasojë rënieve të temperaturave minimale (mjegull e radiacionit), ndërsa gjatë ditës parashihet të rriten temperaturat maksimale.

Riga të dobëta shiu mund të ketë të hënën, vetëm në pjesën veriperëndimore dhe perëndimore të vendit. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-19 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes. Kushtet agrometeorologjike do të jenë të mira si rezultat i reshjeve të cilat përfshinë gjithë territorin e vendit tonë.

Sasitë më të larta të reshjeve u regjistruan në verilindje (diku 110 litër për metër katror) dhe lindje të vendit (rreth 95 litër për metër katror) derisa edhe pjesët tjera të vendit kishin reshje të mira, mesatarisht 30-70 litër për metër katror.

Në viset e larta mbi 900m mbi nivel të detit trashësia e borës ka lëvizur ndërmjet 15-20 cm.

(Kosova Sot Online)