Përfundon numërimi i votave në Drenas

  • E.K /
  • 18 October 2021 - 10:28
Përfundon numërimi i votave në Drenas

Ka përfunduar numërimi i votave në komunën e Drenasit.

Edhe kjo komunë do të shkojë në balotazh.

Ramiz Lladrovci i PDK’së ka dal i pari me 45,62 për qind apo 10 mijë e 134 vota.

Pas tij është Driton Ajazi i DD’së me 30,74 për qind apo 6 mijë e 829 vota.

I treti radhitet kandidati i LVV’së me 16,91 për qind apo 3 mijë e 757 vota.

Kujtojmë që nga të dhënat e deritanishme të KQZ-së, 17 komuna nxorën kandidatin fitues, ndërsa 21 komuna të tjera do të shkojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë.

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, Lista Serbe ka fituar nëntë komuna, Partia Demokratike e Kosovës(PDK) ka fituar pesë komuna, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dy komuna, kurse Lëvizja Vetëvendosje (LVV)nuk ka arritur fitore të qartë në asnjë komunë në raund të parë.

PDK fitoi Mitrovicën e Jugut, Ferizajn, Hanin e Elezit dhe Skenderajn.

LDK fitoi në Lipjan dhe Pejë.

AAK ka fituar në Deçan dhe Suharekë.

Ndërkaq, Lista Serbe ka fituar në Leposaviq, Mitrovicë të Veriut, Novobërdë, Shtërpcë, Zubin Potok, Zveçan, Graçanicë, Ranillug dhe Partesh.

Ndërsa në balotazh do të shkojnë 21 komuna.

(Kosova Sot Online)