Armend Muja: VV i fiton 24 komuna në zgjedhjet lokale

  • A.P /
  • 18 October 2021 - 14:58
Armend Muja: VV i fiton 24 komuna në zgjedhjet lokale

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Armend Muja, ishte shprehur i bindur se VV do t’i fitonte 24 komuna në Zgjedhjet Lokale të 17 tetorit.

Muaj më parë, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje shprehej i bindur se VV do të fitonte 24 komuna në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, ku shumë prej tyre ai shprehj se do të fitoeshin pa balotazh.

Muja nuk hezitoj t’i përmend me emra komunat në të cilat pretendon se do të fitojnë bindshëm duke e nisur atë me kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën e duke vazhduar më pas edhe me të gjitha komunat e mëdha të vendit.

“Lëvizja Vetëvendosje, do t’i fitojë të gjitha Komunat e mëdha, përfshirë edhe Komunat e reja të cilat janë në Kosovën e mesme të cilat nuk kanë qenë më herët, unë besojë se do të fitojë në 21 komuna gjithsesi dhe në tri të mëdha,“- ishte shprehur Muja.

Por, sipas Exit Polleve dhe rezultateve të para të KQZ-së, LVV nuk ka fituar asnjë komunë pa balotazh.

(Kosova Sot Online)