Numërohen 85% të votave për Kuvend Komunal, ky është rezultati në kryeqytet

  • A.P /
  • 18 October 2021 - 15:51
Numërohen 85% të votave për Kuvend Komunal, ky është rezultati në kryeqytet

Kandidati i LVV-së për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia dhe ai i LDK-së, Përparim Rama, do të përballen në balotazh, si garën finale për ta marrë drejtimin e kryeqytetit.

LVV-ja doli e para nga votat e numëruara në kryeqytet, por jo mjaftueshëm sa për ta marrë drejtimin e Prishtinës me të parën.

Edhe me votat për Kuvendin Komunal, LVV-ja dhe LDK-ja janë partitë me më së shumti vota. Nga numërimi i mbi 85% të votave për Kuvendin Komunal, LVV-ja prin me 34,22%, ndërsa LDK-ja radhitet e dyta me 26,57%.

Sipas rezultateve të deritashme të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, PDK-ja ka marrë 18,40% të votave për asamblistë, ndërsa AAK-ja ka marrë 10,36%, duke e lënë pas AKR-në me 5,51%.


(Kosova Sot Online)