Kadaj-Bujupi: LDK dhe PDK u kthyen fuqishëm, VV pësoi debakël

  • A.P /
  • 18 October 2021 - 21:39
Kadaj-Bujupi: LDK dhe PDK u kthyen fuqishëm, VV pësoi debakël

Donika Kadaj-Bujupi ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve komunale të 17 tetorit.

 Kadaj-Bujupi tha se PDK e LDK kanë arsye për të festuar derisa partia në pushtet VV ka pësuar debakël.

“Realisht unë mendoj se partitë tradicionale janë rikthyer fuqishëm, domethënë LDK’ja dhe PDK’ja. Sidomos PDK’ja në Prishtinë që është kryeqendra dhe ka qenë dobët përgjatë viteve. Është rikthyer në një moment që ndoshta në nivelin më të ulët të përkrahjes ndoshta që nga 14 shkurti’, tha Kadaj-Bujupi.

“Kanë hapësirë edhe me festuar edhe me qenë të kënaqur”, thotë Kadaj-Bujupi.

“LDK ka performuar mirë dhe besoj se këtu kanë luajt rol votat e listës Guxo të cilat janë njerëz që janë ndjerë të braktisur në momentin që Osmani është bërë presidente”, theksoi ajo.

“Sa i përket Vetëvendosjes unë besoj se është një debakël të cilin nëse e pranojnë më herët dhe reflektojnë në kuptimin më pozitiv të dhënies së mesazhit dhe nuk vazhdojnë me arrogancë, do të jetë më mirë”, tha Kadaj-Bujupi.


(Kosova Sot Online)