Ekrem Hyseni i LDK-së shprehet i bindur në fitore pas balotazhit

  • A.P /
  • 18 October 2021 - 22:10
Ekrem Hyseni i LDK-së shprehet i bindur në fitore pas balotazhit

Mori 113 vota më shumë se kundërkandidati me të cilin do të përballet në balotazh, por kjo nuk e zmbraps nga synimi për të shënuar fitore.

Ekrem Hyseni prin në Podujevë me 44.30 për qind ose 16.451 vota të numëruara.

Kryetari aktual nga Lëvizja Vetëvendosje Shpejtim Bulliqi renditet i dyti me 44.00 për qind ose 16.338 vota të numëruara nga 99.10 për qind e votave të përgjithshme të numëruara deri më tash nga KQZ-ja, e që sipas së cilave komuna e Podujevës sigurt më 14 nëntor shkon në balotazh.

Kandidati i LDK-së për garën vendimtare pret besimin qytetarë për t’i siguruar kthimin e kësaj partie në pushtet, pasi e humbi atë në zgjedhjet e parakohshme.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Sipas rezultateve të KQZ-së, Lidhja Demokratike e Kosovës ka shënuar rikthimin e madh në Llap, duke shënuar fitore në garën për kryetar dhe për kuvend komunal.

Kjo mbështetje e madhe dhe ky rezultat e kthen LDK-në e Llapit në pozitën e saj origjinale.

Ndaj, shpreh falënderimin tim më të përzemërt për gjithësecilin prej jush për angazhimin e madh gjatë këtij procesi të rëndësishëm për Podujevën dhe për LDK-në.

Në këtë raund, shënuam rikthimin, ndërsa në raundin e dytë, bashkë e të vendosur do ta shënojmë fitoren e madhe. Përulësisht faleminderit për besimin! Përgjithmonë në shërbimin tuaj!. 

(Kosova Sot Online)