Haradinaj tregon a do hyjë AAK në koalicion me VV’në në ndonjërën prej komunave

  • A.P /
  • 18 October 2021 - 22:36
Haradinaj tregon a do hyjë AAK në koalicion me VV’në në ndonjërën prej komunave

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka folur për mundësitë e të bërit koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, në ndonjërën prej komunave të vendit.

Megjithatë, Haradinaj tha se për këtë çështje vendos dega e AAK’së pas propozimeve të cilat pranojnë nga komunat.

“Ne kemi një parim që e kemi respektuar që 22 vjet, na është bërë një ligj i pashkruar. Për koalicione vendos dega jonë në mënyrë të pavarur”, tha Haradinaj.

“Ata e sjellin propozimin tek ne, ne ua aprovojmë zakonisht. Nuk është në nivel qendror, por secila degë e bën analizën e vet”, shtoi ai.

“Nuk kemi bërë ndonjë analizë tash. Sot jemi në garë me tri partitë tjera, përballemi edhe me VV-në në dy komuna, ani se aty ku përballemi me ta p.sh kandidati i VV’së është shumë poshtë me votë”, tha Haradinaj.

“Në Gjakovë edhe në Rahovec jemi me VV”në, në Istog e sfidojmë LDK’në. Në zgjedhjet para këtyre, në Gjakovë, kemi qenë në koalicione. Kësaj here kjo është votë e AAK’së pa partnerë tjerë”, theksoi ai.

(Kosova Sot Online)