Burri rrah gruan në Drenas, ajo më pas piu preparate kimike

  • E.K /
  • 19 October 2021 - 09:54
Burri rrah gruan në Drenas, ajo më pas piu preparate kimike

Është arrestuar një burrë në Drenas për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Viktima pas dhunës kishte konsumuar preparate kimike. Gruaja më pas ka pranuar tretman mjekësor dhe pastaj është intervistuar.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)