Kuvendi me mocion procedural shtyn shqyrtimin e projektligjit për festa zyrtare

  • E.K /
  • 19 October 2021 - 13:39
Kuvendi me mocion procedural shtyn shqyrtimin e projektligjit për festa zyrtare

Me 67 vota pro, Kuvendi i Kosovës mori vendim ta miratojë mocionin procedural për shtyrjen e shqyrtimit të parë të Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Festat Zyrtare.

Kjo pikë pritet të diskutohet në seancat e ardhshme të Kuvendit.

Kujtojmë se deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar në parim Projektligjin për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështjet civile me 80 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Në seancën e sotme, ku janë duke u shqyrtuar 20 projektligje, është miratuar në parim edhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështje penale me 66 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Para kësaj pike në rend dite ishte edhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për festat zyrtare në Republikën e Kosovës e cila u shty.

(Kosova Sot Online)