Kuvendi shkon në pauzë

  • E.K /
  • 19 October 2021 - 13:48
Kuvendi shkon në pauzë

Kuvendi i Kosovës ka shkuar në pauzë deri në orën 15:00.

Në rend dite sot ishin gjithsej 20 pika.

Prej tyre tetë pika kanë përfunduar.

Kuvendi ka miratuar sot në lexim të parë këto projektligje:

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-020 për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështjet civile,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-023 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për festat zyrtare në Republikën e Kosovës,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-026 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-213 për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështje penale,

Shqyrtimi i parë i Projekt-kodit nr. 08/L-032 të Procedurës Penale. 

(Kosova Sot Online)