Mbyllet rruga në Brezovicë, ndalohet qarkullimi deri me këtë datë

  • E.K /
  • 20 October 2021 - 09:34
Mbyllet rruga në Brezovicë, ndalohet qarkullimi deri me këtë datë

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka njoftuar se sot do të fillojë asfaltimi i segmentit të rrugës Brezovicë – Qendra e Skijimit  

Në njoftim bëhet e ditur se rruga është e pakalueshme deri më 23 tetor.

“Ju njoftojmë se duke filluar nga sot, 20 Tetor (E Mërkurë), do të bëhet asfaltimi i rrugës Regjionale R210 – Segmenti Brezovicë – Qendra e Skijimit. ​Për ditën e nesërme do të asfaltohet shtresa qarkulluese në gjatësi prej 4.5 km. Njoftojmë të gjithë qytetarët se rruga është e pakalueshme deri më datë 23 Tetor, ora 16:00 (E Shtunë)”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

(Kosova Sot Online)