Dhunohet një e mitur në Kamenicë, arrestohet dhe dërgohet në mbajtje i dyshuari

  • E.K /
  • 20 tetor 2021 - 10:00
Dhunohet një e mitur në Kamenicë, arrestohet dhe dërgohet në mbajtje i dyshuari

Policia në Kamenicë ka arrestuar një person i cili dyshohet se ka dhunuar një vajzë të mitur.

Rasti ka ndodhur pasditen e së martës, ka njoftuar policia në raportin 24 orësh.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërkaq rasti është iniciuar si “Dhunim”

“Dhunim-Kamenicë, 19.10.2021 – 16:10. Është arrestuar një i dyshuar mashkull  nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër e mitur. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia.

(Kosova Sot Online)