Ndarja e ashpër në klasa, po e humbë besimin qytetar në këto parti politike

Ndarja e ashpër në klasa, po e humbë besimin qytetar në këto parti politike
Ndarja e ashpër në klasa, po e humbë besimin qytetar në këto parti politike

Muhamet Kelmendi

  • 20 October 2021 - 07:54

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Me këtë sistem që e kemi po krijohen përfitime dhe po rritet shfrytëzimi i ashpër i masave. Dhe, megjithatë askush nuk e sheh sistemin si shkaktar. Në Kosovë kemi grupin e krijuar në terren me përfitime të mëdha dhe është lidhur fortë si klasë që po krijohet. Përfitimet e saja në Kosovë janë marramendëse. Kemi një ndarje të madhe të kësaj klase a shtrese nga masat popullore. Shfrytëzimi është shumë i rëndë. Këtu është edhe problemi i sistemit.

Partitë politike rrjedhin nga vetë sistemi që e kemi. Pjesëmarrja e masave në votim është bazë e të analizuarit të gjendjes në popull kundruall forcave politike në Republikën e Kosovës. Çdo herë në zgjedhje, qoftë të përgjithshme, qoftë lokale, pjesëmarrja në zgjedhje nuk shkon mbi mesataren e të përcaktuarve për votim. Kurdo ka pakënaqësi. Megjithatë, votuesit deri në 50% a 60% duhet të marrin pjesë në zgjedhje. Në këtë pakënaqësi rol vendimtar kanë partitë politike dhe pushteti që ka dalë nga ato parti dhe që vepron në qendër dhe në vend. Dështimet e mëdha në nivel qendror dhe atë lokal, nëpër komuna, ndikojnë drejtpërdrejtë në ngritjen apo uljen e respektit dhe të besimit ndaj subjekteve politike.

Në terren të Kosovës kemi shumë subjekte politike të organizuara dhe që futen në gara për pushtet. Këto janë rezultat i sistemit politik. Kjo është gjë e mirë, sepse tregon vullnetin demokratik dhe dëshirën e madhe në Republikë të qytetarëve për pluralizëm. Me këtë vetëm ndihmohet sistemi politiko-shoqëror e juridik. Ai pluralizëm i organizimit politik nuk e dëmton sistemin. Përkundrazi. E rritë dhe e bënë sistemin më të besueshëm tek masat. Në fakt është vetë sistemi që në Republikën e Kosovës po krijon pakënaqësi. Ky sistem punon çdo herë në interesa të kapitalistëve të krijuar. Me këtë sistem që e kemi po krijohen përfitime dhe po rritet shfrytëzimi i ashpër i masave. Dhe, megjithatë askush nuk e sheh sistemin si shkaktar. Në Kosovë kemi grupin e krijuar në terren me përfitime të mëdha dhe është lidhur fortë si klasë që po krijohet. Përfitimet e saja në Kosovë janë marramendëse. Kemi një ndarje të madhe të kësaj klase a shtrese nga masat popullore. Shfrytëzimi është shumë i rëndë. Këtu është edhe problemi i sistemit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".