Bislimi: Për 6 muaj, kemi hapur mbi 9 mijë vende të reja pune

  • E.K /
  • 20 October 2021 - 14:33
Bislimi: Për 6 muaj, kemi hapur mbi 9 mijë vende të reja pune

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka thënë se tri prioritetet e para të Qeverisë Kurti ka qenë ballafaqomi me pandeminë Covid-19, sundimi i ligjit dhe krijimi i vendeve të reja të punës.

Numri dy i ekzekutivit tha po ashtu se në qeverisjen e tyre kanë arrit shtimin e punësimit në vend mbi 9 mijë të punësuar.

“Kemi qenë të suksesshëm në arritjen e këtyre objektivave edhe sa i përket vaksinimit të qytetarëve. Derisa, për herë të parë në trendin e rritjes ekonomike, Kosova do të shënoj rritje ekonomike dy shifrore. Sa i përket punësimit, në qeverisjen tonë është numri më i madh i të punësuarve, prej 9300 më i lartë prej që ka ardhur qeveria Kurti”, tha ai.

Këto komente zëvendëskryeministri, Bislimi i ka bërë sot gjatë një diskutimi me temë “Dialogun Publik-Privat”, pjesë e projektit “Studimi i Konkurrueshmërisë së Kosovës”, i cili bashkë-financohet nga Agjencioni Suedez për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (SIDA) dhe Fondacioni MDA.

Ambasadorja e Suedisë në Kosovës Karin Hernmarck Ahliny me këtë rast tha se mbetet përkushtim i tyre për ta ndihmuar Kosovën në çështjet e mjedisit dhe për zhvillim ekonomik.

Projekti “Studimi i Konkurrueshmërisë së Kosovës” synon të lehtësoj dialogun e sektorit publiko-privat në zhvillimin ekonomik dhe edukim duke u bazuar në të dhëna.

Qëllimi përfundimtar është rritja e konkurrushmërisë ekonomike të Kosovës në regjionin e Ballkanit Perëndimor deri në vitin 2040. Një prej aktiviteteve kryesore të projektit ka qenë organizimi i dialogut privat-publik në shtatë regjionet e Kosovës.

(Kosova Sot Online)