Flet Sreqkoja, i plagosuri nga Veriu pas vizitës së Petkoviqit në spital

  • E.K /
  • 20 October 2021 - 14:37
Flet Sreqkoja, i plagosuri nga Veriu pas vizitës së Petkoviqit në spital

Petar Petkoviqi ka vizituar të plagosurin pas aksionit në Veri, Sreqko Sofronijeviqin, serb nga Zveqani. Së fundi, ka folur edhe ky i fundit nga spitali në Beograd ku po qëndron tash e disa ditë.

Mediat serbe shkruajnë se Sreqko është qëlluar nga pjesëtarë të Njësisë Speciale të Kosovës, dhe kishte pësuar plagë të rrezikshme.

Gjatë bisedës që bëri me Petkoviqin, Sreqko donte të falenderonte veçanërisht shtetin e Serbisë dhe presidentin Aleksandër Vuçiq.

“Dua të falenderoj në veçanti vëllezërit e mi në Veri [të Kosovës] që janë me mua gjatë gjithë kohës dhe të ciëlt më ndihmuan të kapërcej këto vuajtje. Zoti na ruajt që kjo të mos i ndodh asnjë serbi më. Unë dua që fëmijët e mi të dalin normalisht e të luajnë me shokët dhe shoqet e tyre pa pasur frikë nga ndonjë plumb. Rroftë Serbia,” – tha Sreqko.

Mjeku është shprehur se Serqkoja kishte gjendje të mirë në spital.

(Kosova Sot Online)