Arrestohet 27-vjeçari nga Mitrovica, sulmoi fizikisht një person

  • E.K /
  • 21 October 2021 - 09:41
Arrestohet 27-vjeçari nga Mitrovica, sulmoi fizikisht një person

Në orët e mbrëmjes të së mërkurës në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë, është raportuar dhe është iniciuar një rast me elemente të veprës penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Nga hetimet e para bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ukshin Kovaqica” në Mitrovicë, ku si pasojë e një mosmarrëveshje i dyshuari ka sulmuar fizikisht viktimën duke i shkaktuar lëndime trupore i cili është dërguar për tretman mjekësor.

Policia ka bërë të ditur se lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime të nevojshme hetimore, me ç’rast është identifikuar dhe është arrestuar i dyshuari B.H., 27-vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës.

Rasti është iniciuar dhe po hetohet si vepër penale “Lëndim i rëndë trupor”. Ndërsa pas intervistimit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.

(Kosova Sot Online)