Hajnat hynë në një shtëpi në Prizren, vodhën ari e para

  • E.K /
  • 21 October 2021 - 10:52
Hajnat hynë në një shtëpi në Prizren, vodhën ari e para

Policia njofton për një vjedhje të rëndë në një shtëpi në Prizren.

Siç njofton policia, persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në një shtëpi dhe nga aty kanë vjedhur ari dhe para.

Nuk raportohet për të arrestuar, rasti është duke u hetuar.

Njoftimi i plotë i policisë:

VJEDHJE E RËNDË /Rr. Hysni Morina , Prizren, 20.10.2021-21:03. Viktima mashkull kosovar, ka njoftuar se të dyshuar të panjohur kanë hapur me forcë një dritare  dhe përmes saj kanë depërtuar në shtëpinë e tij ku nga aty kanë vjedhur një sasi të arit dhe para. Rasti duke u hetuar nga njësitë relevante.

(Kosova Sot Online)