Lexoni edhe:
Qytetarët po vetëdijesohen, zgjedhjet e 17 tetorit mësim i madh për partitë politike
Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq së bashku me ministrin e Jashtëm, George Raduloviq kanë qëndruar për vizitë në ShBA. Abazoviq ka deklaruar se duan të shohin më shumë invesime amerikane në Mal të Zi dhe Ballkanin Perëndimor.
“Hapi i refromave është para nesh. Nuk ka kompromis ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe ne duam të shohim më shumë investime amerikane në Mal të Zi dhe në gjithë Ballkanin Perëndimor. Çfarë na pret në periudhat e ardhshme janë surpriza. Do të ketë surpriza politike dhe ekonomike por në çdo rast do të jenë pozitive për Malin e Zi dhe qytetarët e saj”, ka thënë Abazoviq, raporton Tanjug.
Qytetarët po vetëdijesohen, zgjedhjet e 17 tetorit mësim i madh për partitë politikeLexoni edhe:
Ministri Raduloviq tha se Mali i Zi ka marrë dy mesazhe të qarta në të gjitha takimet.
“Një mesazh të përkrahjes për qeverinë e Malit të Zi në përpjekjet e saj për rrugën euro-atlantike dhe që të bëhet anëtari tjetër i BE-së si dhe të gjitha ato forca progresive që i japin mbështetje kësaj”, ka thënë ai.
Tutje, ai ka thënë se “aleati ynë më i rëndësishëm, ShBA-të dhe prezenca e tyre flet për faktin se ka besim të plotë mes Malit të Zi dhe SHBA-ve”.
(Kosova Sot Online)