Qytetarët po vetëdijesohen, zgjedhjet e 17 tetorit mësim i madh për partitë politike

Qytetarët po vetëdijesohen, zgjedhjet e 17 tetorit mësim i madh për partitë politike
Qytetarët po vetëdijesohen, zgjedhjet e 17 tetorit mësim i madh për partitë politike

Muhamet Kelmendi

  • 21 October 2021 - 07:56

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Të shohim në nivelin e dytë zgjedhor të balotazhit. Nuk doli rezultati i njëjtë për VV-në si në zgjedhje qendrore. Besoj se kjo do ti shërbeje z.Kurti në punën e vetë në nivel të shtetit. Edhe LDK, PDK dhe AAK duhet të mësojnë nga zgjedhjet e tilla. Më nuk po epet vota pse është ky apo ai subjekt dhe politikan. Votuesi po shikon sukseset në punë dhe ofertat që partia dhe kandidati po i bënë. Mbi këtë u dhanë votat edhe më 17 Tetor.

Zgjedhjet në Kosovë, si çdo kund tjetër në botë, edhe në Kosovë janë një provë e mirë për të kuptuar gjendjen politike në vend. Ato iu shërbejnë tash partive politike për të parë veten si subjekte se në cilën gjendje janë dhe ku kanë gabime a lëshime, si dhe çka duhet bërë në të ardhmen. Në Kosovë dëgjohet duke thënë se zgjedhjet lokalë nuk kanë ndikim në nivelin qendror. Kjo nuk është e vërtetë. Zgjedhjet e përcaktojnë pozitën e partisë në nivel të përgjithshëm. Nga ato del fuqia e partisë, besueshmëria dhe pozita e partisë të votuesit. Nga zgjedhjet vërehet pozita në nivel të përgjithshëm të Republikës. Qytetarët në Kosovë po duken nga vota e tashme se nuk janë me euforike ndaj VV si në zgjedhjet qendrorë. Nëpër komuna doli një dualizëm i votueseve. Në mbi 12 komuna shkohet në balotazh. Kjo tregon se kemi një vetëdije të mirë të votueseve. Natyrisht se VV, LDK, PDK,AAK e partitë tjera duhet të mësojnë nga vota.

Qytetarët e dënuan VV-në në këto zgjedhje. Të shohim në nivelin e dytë zgjedhor të balotazhit. Nuk doli rezultati i njëjtë për VV-në si në zgjedhje qendrore. Besoj se kjo do ti shërbeje z.Kurti në punën e vetë në nivel të shtetit. Edhe LDK, PDK dhe AAK duhet të mësojnë nga zgjedhjet e tilla. Më nuk po epet vota pse është ky apo ai subjekt dhe politikan. Votuesi po shikon sukseset në punë dhe ofertat që partia dhe kandidati po i bënë. Mbi këtë u dhanë votat edhe më 17 Tetor.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".