Haradinaj: Reformat në drejtësi duhet të bëhen në partneritet me ShBA-të dhe BE-në

  • E.K /
  • 21 October 2021 - 12:14
Haradinaj: Reformat në drejtësi duhet të bëhen në partneritet me ShBA-të dhe BE-në

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se reformat në drejtësi duhet të bëhen në partneritet me ShBA-të dhe BE-në.

Haradinaj ka shkruar se sistemi i drejtësisë duhet të fuqizohet përmes reformës e jo me emërime politike.

“Reforma në drejtësi duhet të jetë e vazhdueshme dhe institucionale, në partneritet me SHBA dhe BE. Sistemi i drejtësisë është vlerë univerzale dhe çdo tendencë për shfrytëzim të të njëjtit për përfitime të brendshme partiake nuk duhet të tolerohet. Sistemi i drejtësisë duhet të fuqizohet përmes reformës por jo me shkarje për emërime politike”, ka shkruar ai.

Në anën tjetër, anëtari i AAK-së dhe ish-ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka kritikuar presidenten Vjosa Osmani për qasjen ndaj raportit të Progresit lidhur me vettingun.

Ai ka thënë se presidentja duhet të konsultohet me profesionistë lidhur me procesin.

“Më vjen keq që Presidentja godet për vetting pa qenë e informuar. E lus që të konsultohet me profesionistë. E kuptoj që duhet me gjetë një pikë goditjeje me e mbrojtë KM por mos të kapet për shkatrrimin total të mundësisë së forcimit të sistemit të drejtësisë e që quhet veting”, ka shkruar Selimi

(Kosova Sot Online)