Qytetarët sot mund të vaksinohen edhe në sheshin “Zahir Pajaziti”

  • E.K /
  • 22 tetor 2021 - 08:07
Qytetarët sot mund të vaksinohen edhe në sheshin “Zahir Pajaziti”

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se sot, qytetarët do të mund të vaksinohen kundër koronavirusit edhe në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë.

Sipas MSh’së, ekipet mobile do të jenë në ato hapësira në periudhën 10:00-17:30.

Përmes një komunikatë për media është thënë se kjo praktikë do të zbatohet së shpejti edhe në komuna tjera të Kosovës.

Prej nisjes së fushatës së vaksinimit 686.238 persona janë vaksinuar plotësisht kundër këtij virusi derisa 833.695 persona kanë marrë dozën e parë.

Deri më 21 tetor në orën 15:00 është vaksinuar plotësisht 38.1 për qind e popullsisë së përgjithshme.

Autoritetete shëndetësore kanë thënë të enjten se kanë regjistruar 18 raste me koronavirus, pas testimit të 2.198 mostrave.

Në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë.

(Kosova Sot Online)