Mos puna e partive politike është reflektuar te votuesit me ndëshkim dhe abstenim

Mos puna e partive politike është reflektuar te votuesit me ndëshkim dhe abstenim
Mos puna e partive politike është reflektuar te votuesit me ndëshkim dhe abstenim

Shefik Shkodra

  • 22 October 2021 - 07:50

Shkruan: ANALISTI - Shefik Shkodra 

Sado të qeta e pa incidente, zgjedhjet alee këtë ale nuk na dalin aq serioze. Së paku u ka munguar ajo simpatia nga ana e qytetarëve. Ka qenë kohë pandemie, por edhe puna ka qenë paktë. Ka munguar edhe propaganda e duhur, por edhe pak ndryshime në mes partive dhe kandidatëve konkurrentë. Duket se një numër I konsiderueshëm I qytetarëve, me të drejtë vote, nuk kanë ale fare në zgjedhje.   

Është shumë simptomatike se këto zgjedhje janë vetëm një krahasim i vogël që jep një shkëndijë, e shpresohet se gradualisht vjen në stadin e duhur për t’u shuar besimi te partitë të cilat nuk kanë bërë reformë dhe kanë mbetur pa një alternativë ristrukturimi. Sidomos ato mini parti, bisht apo satelit i atyre më të mëdha, gjithnjë të inkuadruara me koalicione të ndryshme për interesa të tyre pushtetare, për përfitime grupore e individuale. Natyrisht edhe ato që janë quajtur elitare e më masive, të amortizuara e të pa reformuara. Gjithnjë me një fjalor të njëjtë, por në fakt abuzues me elektoratin dhe të gjithë vendin.

Të ngjitura rreth një strumbullari të ashtuquajtur Pronto mafija, ia kanë parë “hairin” në shfrytëzimin dhe përfitimin e paligjshëm, si (me nga 2 – 3 e më tepër vende pune dikush), pa u skuqur dhe pa u trembur në këtë vend pa ligj e gjyq.  Në realitet, pa e përfillur as një fije ligjin. Prandaj, përfitimi ishte në politikë, krejt familja: njëri në këtë parti, tjetri në tjetrën, kur shuhet te njëri shkrep te tjetri. Kështu na duket se qytetari i Kosovës është vetëm makinë vote për njerëz të caktuar. Është një përsëritje e pa meritueshme dhe pa vend. Tashmë shenjat janë të dukshme se si e kanë krijuar mundësinë për përfitime politike një pjesë e konsiderueshme e grupeve partiake. Duket se dita ditës, më ngadalë por sigurt do t’u vjen fundi edhe këtyre mbulesave të kahershme.

Pra, shihet se, është e domosdoshme që të ngadhënjejnë ato e ata nga cilado parti, të cilët kanë pretendime për ta udhëhequr vendin drejt e për dobi dhe mirëqenie të qytetarëve të Kosovës, me programe konkrete në ekonomi, në drejtësi, në politikë (të jashtme dhe të brendshme), në kulturë, në arsim, në rend e qetësi. Këto duhet të kihen parasysh, jo kush është personi. Jo autoriteti individual e as partiak. Mirëpo, krejt këto do të arrihen, kur një pjesë e madhe e këtyre tipave dhe e këtyre partive, që nga pas lufta të pensionohen e të heshtin njëherë e përgjithmonë, nëse nuk do të bëhet një reformë e nevojshme. Pra, duhet të vijnë njerëz të armatosur me dije, sjellje, inteligjencë dhe jo analfabet e poteragjinjë si deri më tash, me të shara e kërcënime. Me ngjitje etiketash kundërshtarit, apo hi syve elektoratit se, gjëja ne po shahemi për të vërteta, e në anën tjetër të nesërmen lidhin kurorë së bashku, për interesa bilaterale.

Jo njerëz të egër e interesxhinj, të cilët paguajnë si mercenar media dhe militantë për t’i shërbyer një restaurimi të asaj politike që pengon çdo hap në çdo segment të jetës, sikur ka shkaktuar dëme deri në këto kohë, me dije e pa dije. Sinjalizimi i pakënaqësive këtë herë, në zgjedhjet lokale, nëpër komuna ka dëshmuar me mos daljen në votime e një pjese të mirë të qytetarëve. Për këtë do të duhej të mendonin shumë njerëzit e zgjedhur, qoftë nëpër komuna, qoftë ata në institucionet qendrore. Tashmë janë banalizuar disa oferta dhe krekosje se, kur të vijë “unë” (iks personi) do të bëjë këtë e atë. Ato janë përsëritje prej zgjedhjeve në zgjedhje. Asgjë konkrete. Në disa komuna lënë borxhe të mëdha pas veti, deri te të zgjedhurit e rinj. Ka komuna që nuk i kanë kryer punët e nisura për shumë vite, apo ndoshta asnjëherë.

Ka që nuk i kanë kryer obligimet ndaj palëve të ndryshme kontraktuese dhe merret me të tjera çështje, etj. krejt këto duken prej të gjithë qytetarëve. Populli që ka nevojë për punë dhe punë s’mund të gjejë, ata të rinj që janë të varur për këtë çështje, mund të tradhtohen nga përsëritje të njëjta të kandidatëve për zgjedhje lokale. Por, ndjellja e madhe u bëhet sa herë duke u premtuar se do të sillen ndryshe, se do të ndihmojnë ata me gjendje të rëndë sociale, se do të punësojnë të rinjtë në vende të ndryshme, etj. Një çështje që duhet të jetë e qartë për të gjithë  

Në zgjedhje nuk ka hidhërime. Nuk duhet të ketë ofendime e sharje. Thamë, e zgjedhim atë që na merr mendja se do të avancojë komunën më mirë se deri në këtë kohë. Se ky apo kjo do të jetë më përgjegjës e më i përshtatshëm. Pavarësisht se kush garon, s’ka kërkim falje nga pala tjetër që fiton numrin e votave. Votat janë vetë qytetarët. Ata vendosin nëpërmes votës së tyre. Ata edhe kur gabojnë, janë (pa)vetëdijshëm. Vetes ia shkaktojnë dëmin ose dobinë. Zgjedhjet në Drenicë, Skenderaj, më kanë lënë përshtypje të keqe. Jo për faktin se kush po fiton e kush po ngel, po për një arsye krejt banale për kohën tonë. Nuk e di si është puna... Për një eufori që e kaplon krejt atë popullatë me çallgia e me armë të zjarrta. Me parulla e me zëra shumë të çuditshëm, kundër kujt?! Po të kishin fituar tërësisht shtetin e pavarur, e të na kishte pranuar Serbia, sërish do të thosha, nuk duhet të mbytemi në eufori.

Kam kolegë të shumë të asaj ane, nuk kam për qëllim të ofendoj askënd e as ta ekzagjeroj këtë çështje, që thash, nuk e di ku është qëllimi, por pamjet e publikuara na duken të rënda e të turpshme. Djali i Jasharajve, nëse nuk ka mundur të bëj më shumë për atë vend, janë bërë zgjedhjet, ka fituar dikush tjetër, që ndoshta do të bëjë më mirë, asgjë nuk është kontestuese. Asgjë nuk do të na duket e jashtëzakonshme. Por, ulërimat e shumta se dikush po fiton, e dikush tjetër po humb dhe mezi kemi pritur të humbë, me flamuj , me parulla, me armë, s’di...e çuditshme! Pse kështu? Për llogari time, djali prej familjes së përmendur nuk është dashur të futet fare në këto gracka politike, as të zgjidhej asnjë herë në këto kushte e në rrethet që ai i njeh më mirë se unë.

E them këtë, sepse sipas meje, kjo familje do të duhej të mbetet e paprekur dhe e shenjtë me krejt atë që ka dhënë, që tashmë e dinë të gjithë, në rezistencë kundër Serbisë. Sërish dalim të pa përgatitur nga ato partitë më të hershme. Sërish biem poshtë, jo individët, jo kandidati, por pikërisht përfaqësuesit e atyre partive, që do të duhej të ishin më me përvojë. Sërish me do rrapëllima e me do tange-tunge si të llamarinta kundër njëri-tjetrit. Sërish mbetemi gojëhapur e nuk na vjen përgjigjja. Reformimi është i domosdoshëm. Do të vijë koha e do të mbeten jashtë loje edhe ata pretendentët shumë entuziastë për pushtet të vetin, për çështje shumë private. Në krejt Kosovën, zgjedhjet lokale të kësaj here (17. X .2021) kanë treguar se, nuk duken serioze dhe se mos puna e liderëve, e partive në përgjithësi është reflektuar në dalje të zgjedhësve.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".