510 raste aktive me koronavirus në Kosovë

  • E.K /
  • 22 October 2021 - 08:12
510 raste aktive me koronavirus në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, njofton në total numri i rasteve aktive me COVID-19 është 510.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është mbi 157 mijë, ndërsa nga fillimi i pandemisë nga COVID-19, kanë vdekur 2,974 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.560 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë mbi një milion e 519 mijë doza të vaksinës.

Deri më sot 686.238 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

(Kosova Sot Online)