Familjarët e gjejnë të vdekur një burrë në Prishtinë, Policia nis hetimet

  • E.K /
  • 22 October 2021 - 10:05
Familjarët e gjejnë të vdekur një burrë në Prishtinë, Policia nis hetimet

Një burrë nga Prishtina është gjetur i vdekur nga familjarët e tij. Policia tashmë ka nisur hetimet për këtë rast.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Prishtinë, 21.10.2021 – 09:00. Raportohet se  viktima mashkull kosovar nga familjarët ishte gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e nevojshme policore dhe ekipi mjekësor, ku nga mjeku  është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)