S’i gjeti gruan e pesë fëmijët në shtëpi, gjakovari e raporton rastin në Polici

  • E.K /
  • 23 October 2021 - 09:22
S’i gjeti gruan e pesë fëmijët në shtëpi, gjakovari e raporton rastin në Polici

Të enjten mbrëma një person nga fshati Pjetërshan i komunës së Gjakovës ka raportuar në Polici se kur ishte kthyer në shtëpi nuk i kishte gjetur bashkëshorten dhe pesë fëmijët e tij.

Ai ka raportuar se që nga ajo ditë nuk ka pasur kontakt me ta dhe nuk di për vendndodhjen e tyre.

Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës.

“Fsh. Pjetershan, Gjakovë 21.10.2021 – 23:00. Ankuesi mashkull  kosovar ka raportuar se me datën dhe kohën e lartë cekur kur ishte kthyer në shtëpi nuk i kishte gjetur në shtëpi bashkëshorten dhe pesë (5) fëmijët e tij dhe se nga ajo kohë nuk ka pasur kontakt me ta dhe nuk din për vend-ndodhjen e tyre”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)