Katër të vdekur nga era e fuqishme në këtë vend

  • E.K /
  • 23 October 2021 - 13:56
Katër të vdekur nga era e fuqishme në këtë vend

Katër persona kanë vdekur dhe 18 të tjerë janë lënduar nga një stuhi me erëra të fuqishme që e goditi Poloninë të enjten në mbrëmje, thanë autoritetet. Era dëmtoi prona dhe rrëzoi drunj në pjesët perëndimore dhe qendrore të vendit.

Shërbimi i zjarrfikësve raportoi më shumë se 10.000 incidente dhe 930 ndërtesa të dëmtuara, raportoi televizioni TVN24. Rajonet më të prekura ishin rajoni qendror, Lodzkie, dhe ai perëndimor, Lubuskie, shkruan Reuters.

“Stuhia ishte e tmerrshme, e theu shtresën e metaltë dhe e mori nga njëra pjesë e kulmit, e çoi në pjesën tjetër të shtëpisë”, tha Krzysztof Kolczynski, shtëpia e të cilit u dëmtua nga stuhia në pjesën qendrore të Polonisë.

Në qytetin jugperëndimor, Wroclaw, policia tha se dy njerëz vdiqën, kur një dry ra mbi veturën e tyre.

“Policia në Wroclaw pranoi një raport për një dru që ka rënë mbi një veturë në lëvizje. Fatkeqësisht, u konfirmua në vendin e ngjarjes se dy personat në veturë u vranë në incident”, tha zyrtari policor, Paëel Noga.

Zyra meteorologjike e Polonisë lëshoi paralajmërime të reja për stuhi për të premten në mbrëmje. Pritet që pjesa veriore e vendit të preket më së shumti nga erërat e fuqishme.

(Kosova Sot Online)