Të respektohen ligjet dhe Kushtetuta, krimi nuk njeh individ në baza kombëtare

Të respektohen ligjet dhe Kushtetuta, krimi nuk njeh individ në baza kombëtare
Të respektohen ligjet dhe Kushtetuta, krimi nuk njeh individ në baza kombëtare

Dardan Grapci

  • 23 October 2021 - 09:00

Shkruan: ANALISTI - Dardan Grapci

Së fundi është krijuar  në situatë shumë e favorshme ,  inkuarajuese dhe akoma më shtytëse për Qeverinë e Kosovës  që të vepron në luftë kundër krimit e korrupcionit, pa dallim dhe pa hezitim  në gjithë hapësirëtn e shtetit, duke mos e kursyes as veriun e Kosovës të  banuar me shumicë serbe, pas deklarates se  parëbashkët, mbështetëse nga  SHBA-ve dhe  BE-së, që  më në fund edhe zyrtarisht u deklaruan se  mbështesin Kosovën në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Është pozitiv ky zhvillim I fundit dhe ky qëndrim sidomos  që vjen si  reflektim ndryshe nga Bashkimi Evropian,  pasi që  në hapin e parë të aksionit të policisë së Kosovës në veri kundër kontrabandës, kishte Kritika për veprim të njëanshëm. Mirëpo  kanë kaluar vetëm pak ditë pas aksionit antikrim  me një bazë të gjërë dhe pa dallim, në  disa komuna të Kosovës, duke përfshirë edhe veriun me shumicë serbe, dhe Bashkimi Evropian u detyrua të rreshtohet me qëndrimin e SHBA-ve duke  I mbështetur autoritetet e Kosovës. Në deklaratë thuhet se  BE-ja dhe SHBA-ja mbështesin veprimet e Kosovës në luftë kundër krimit të organizuar, një nga  shtyllat kryesore të funksionimit të shtetit, dhe  kjo është një plus I madh që I jep më shumë përgjegjësi veprimi në të ardhmen Qeverisë dhe institucioneve të drejtësisë.

Kur BE dhe SHBA deklarojnë se  mirëpresin dhe mbështesim angazhimin e Kosovës në luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, dhe ritheksojnë  se dhuna ndaj civilëve, gazetarëve, policisë, apo ndonjë autoriteti tjetër, është e papranueshme, atëher  nuk ka sit ë interpretohet ndryshe veq se si kundërpërgjigje ndaj kërcënimit që Kosovës I erdhi nga Serbija për kinse provokim më qëllim të  përkeqësimit të kushteve të jetës së   komunitetit serb në  zonat e banuara me shumicë serbe. të  përbashkët  që ka ardhur disa ditë pasi Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Çështje të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, e ka konsideruar të njëanshëm aksionin e Policisë së Kosovës për luftim të kontrabandës në disa qytete të Kosovës, përfshirë veriun.

A është ky unifikim i  qëndrimeve të BE-së dhe SHBA-ve në raport me zhvillimet e fundit në Kosovë, edhe një  inkurajimj por edhe obligim shtesë për Qeverinë dhe institucionet e sundimit të ligjit që ti shpallin luftë të pa kompromisë, kontrabandës dhe krimit të organizuar, ekonomisë informale që e kontrollon dhe e zhvillon mafia e lidhur me politikën,  nëntoka kriminale. Unë  konsideroj  që Josep Borrel duhet brenda ketij viti urgjentisht të jep doreheqje për  deklratat e tij skandaloze dhe kunder Kosoves, duke e ditur qe tani shteti i tij nuk e ka pranuar Republiken e Kosoves si shtet nuk mund te kuptoj pse i dergojne njerezit e atyre shteteveëne Kosove ta luajne rolin e ENGJELLIT mbrojtes. Veprimi i Qeveris para disa ditëve që ka ndodhur në Veri të Mitrovicës është legale, sepse Veriu i Mitrovices është i Kosovës e jo i Serbisë.Prandaj Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupcionit duhet të luftohet zhvillohet në  çdo pjesë të Kosovës, pa marrë parasysh kush jeton në pjesë të shtetit.

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".