Publikohet raporti për rastet e reja me koronavirus në Kosovë

  • E.K /
  • 23 tetor 2021 - 15:24
Publikohet raporti për rastet e reja me koronavirus në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 16 raste të reja me COVID-19.

Raste të vdekjes s’janë regjistruar. MSh’ja ka njoftuar edhe për shërimin e 33 pacientëve.

Aktualisht, në gjithë vendin janë 464 raste aktive.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.348 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.532.585 doza të vaksinës.

Deri më sot 697.728 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

(Kosova Sot Online)