Partnerët e inkriminuar të klanit PRONTO bashkohen kundër VV-së

Partnerët e inkriminuar të klanit PRONTO bashkohen kundër VV-së

Hajrullah Tërnava

  • 23 October 2021 - 09:08

Shkruan: ANALISTI- Hajrullah Ternava

Mbas këtyre zgjedhjeve që ndodhën më 17.10.21 tani partitë që pretenduan për ti i fitua komunat, duhet të jenë të vëmendshëm sepse ndodhin situata e krijuar tani, që në shumë komuna nuk dihen fituesit, dhe tani vetëm dy parti shkojnë në balotazh dhe kanë pretendime që ti fitojnë votat nëpër ato komuna, e q nuk mundë të dihet fituesi deri të zhvillohet balotazhi. Një gjë është e sigurt që për ti fituar tani ato komuna që kanë mbetur për raundin e dytë, kanë me u luajtur lojna të fëlliqura, me kushtëzime të ndryshme, dhe fituesit në këtë balotazh nuk do të jenë aspak fitues të pastër, sepse për lakmi që ta fitojnë të parin e komunave, do të pranojnë edhe kushtëzime të ndryshme që këtyre zgjedhjeve ua humbin vlerën.

Këto zgjedhje duhet ti shërbejnë fituesit të zgjedhjeve qendrore, pra partisë në pushtet, si eksperiencë jo e këndshme, sepse të gjitha gjasat po e dëshmojnë se partia në pushtet “flejti” dhe tani i duhet të hyj në këto lojëra edhe nëse ato janë të pakëndshme e të pa dëshirueshme, sikur e përmenda, por paraprakisht duhet që kjo parti në pushtet ta bëjë analizën e zgjedhjeve dhe të vjen te konstatimi se ku çaluan që tani gjenden këtu ku janë, e që sipas rezultatit tani më të bërë publik, por akoma të pa certifikuar të zgjedhjeve të 17 tetorit, në shumicën e komunave të Kosovës nuk ka fitues të raundit të parë për të vetëqeverisur. Është i pa diskutueshëm fakti që nevoja do ta imponon kushtin që partia në pushtet, LVV do të detyrohet me çdo kusht që të gjej partner për koalicion qeverisës nëpër komunat që shkojnë në balotazh, nëse dëshiron ta ruan primatin e partisë fituese dhe votën e besuar elektorale në rrafshin gjithëpërfshirës nacional, pasi këtë e ka siguruar edhe për nga numri i asamblistëve nëpër komuna.

Sido qoftë do të jetë sfidues dhe me rrezik një proces i lidhjes së koalicioneve në nivelin lokal për mundësinë e infiltrimit të grupeve dhe individëve të inkriminuar nga ish partitë politike të qeverisjes së kaluar, të klanit PRONTO, që kanë krijuar bazën e tyre dhe rrjetin kriminal për vite të tëra të sistemuar dhe gjithandej të shtresuar, prandaj kërkohet shumë maturi dhe kujdes. Tani partia në pushtet duhet të jetë shumë e kujdesshme, si parti fituese dhe dominuese relative në këto zgjedhje lokale, që ta vlerëson dhe interesin publik mbi atë politik, për të mos rënë në grackën e krimit të organizuar, por të vendosen kushte dhe kritere të qarta të partneriteti qeverisës në nivel lokal me strategji antikrim dhe vetëm me përfaqësim nga njerëz të pa korruptuar e profesional. Kjo provoje e këtyre zgjedhjeve lokale LVV duhet ti shërbej si një eksperience për në të ardhmen, që pavarësisht përvojës së mëparshme në zgjedhjet qendrore që i fituan në mënyrë absolute, të kryejnë sondazhe edhe për ato komuna ku vetë si parti e qeverisin komunën, ta matin opinionin e asaj komune që e kane qeverisur deri me tani, nëse i duhet kandidat i ri i afirmuar, sepse ndoshta ai i më parmi është bërë de mode, siç ishte rasti në Mitrovicë.

Gjithashtu kjo përvojë duhet ti shërben si vërejtje LVV-së që disi e anashkaloj koalicioni i Listës Guxo, sepse asaj liste nuk iu dha shansi që ta provojnë s’paku ndonjë kandidat për kryetar komune, që ta promovoj si Listë Guxo, e kur dihet se sa numër të madhe të votave kishte Vjosa Osmani që ja solli këtij koalicioni në zgjedhjet qendrore, prandaj edhe ky shkak mund të është arsyeja e zvogëlimit të votave për partin në pushtet.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".