2 mijë e 974 kosovarë vdiqën nga Covid-19 që nga fillimi i pandemisë

  • E.K /
  • 23 October 2021 - 16:20
2 mijë e 974 kosovarë vdiqën nga Covid-19 që nga fillimi i pandemisë

16 raste të reja dhe asnjë viktimë, është bilanci i sotëm i Coronavirusit në Kosovë.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë të publikuara sot, që nga fillimi i pandemisë, në Kosovë kanë vdekur gjithsej 2 mijë e 974 persona nga COVID-19.

Po ashtu, nga kjo periudhë janë konfirmuar gjithsej 160 mijë e 622 raste.

Ndërkaq janë shëruar 157 mijë e 184.

(Kosova Sot Online)