Aksident në magjistralen Prishtinë – Fushë Kosovë, ka të lënduar

  • E.K /
  • 25 October 2021 - 08:46
Aksident në magjistralen Prishtinë – Fushë Kosovë, ka të lënduar

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen Prishtinë-Fushë-Kosovë.

Si pasojë e këtij aksidenti ka edhe persona të lënduar.

Në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa në fotografitë nga vendi i ngjarjes shihet se disa nga të përfshirët në këtë aksident kanë përfunduar jashtë veturës shkaku i goditjeve të marra në aksident.

Në vendin e ngjarjes tashmë kanë arritur ekipet emergjente, të cilat po merren me rastin.

Duhet përkujtuar që gjatë këtyre ditëve është paralajmëruar të ketë mjegull dhe ngrica në mëngjes, gjë që mund të ndikojë edhe më tepër në aksidentet e trafikut.

(Kosova Sot Online)