SHBA-ja dhe BE-ja në krah të Kosovës, krimi i organizuar nuk njeh komb

SHBA-ja dhe BE-ja në krah të Kosovës, krimi i organizuar nuk njeh komb
SHBA-ja dhe BE-ja në krah të Kosovës, krimi i organizuar nuk njeh komb

Muhamet Kelmendi

  • 25 October 2021 - 07:54

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Në luftën e tillë nuk ka rëndësi vendit, kombi dhe perkatësia nacionale. Krimi dhe kontrabandizmi nuk kanë kombe. Atyre iu intereson vetëm fitimi. E këtu shteti duhet të tregohet i guximshëm dhe të vepron. Nuk ka forcë në botë që e kundërshton luftën e drejtë të Kosovës kundër krimit, banditizmit e kontrabandës. Kjo po vërehet edhe me përkrahjen e madhe që e dhanë tash SHBA-të dhe BE-ja për aksionet e prokurorisë dhe të policisë në veri të Republikës.

Krimi nuk ka komb Lufta kundër krimit dhe korrupcionit, kontrabandës e veprimeve tjera kriminale, janë të dënuara nga cdo shtet demokratik në bote. Deklarata e SHBA-së dhe e BE-së lidhur me aksionet e organeve kompetente të Kosovës në veri të vendit është shumë e qëlluar dhe e drejtë. Ajo tregojë se Kosova ka të drejtë në luftë kundër krimit, kontrabandës e dukurive tjera kriminale, kudo edhe në veri të Kosovës. Gjatë aksionit kundër krimit , kriminelët i sulmuan organet e Kosovës me armë të zjarrit, me granata të dorës e me mjete tjera të forta. Shumë polic u plagosën. Pati edhe sulme kundër popullsisë civile, mjeteve të informimit dhe subjekteve tjera, që ishin në përcjellje të gjendjes. Kundër kriminelëve dhe kontrabandistëve u veprua në veri me mjete ligjore dhe me kufizime demokratike. Këtë e përkrahën forcat liridashëse në BE dhe në SHBA. Kundër ishin kriminelët e Beogradit, shteti ruse dhe z. Borel që i cilësoj si të "njëanshme".

Tash po del se shteti i Kosoves ka të drejtë ta ruaj rendin dhe sigurinë në vend, sikurse edhe të luftoj edhe cdo dukuri negative dhe krilinale, pavarësisht vendit dhe pëtkatësisë nacionale, kuptohet që rrezikon rendin dhe sigurinë e Republikës. Kriminelët serb në veri të Kosovës janë të organizuar dhe të armatosur nga nga Beogradi. Koka e krimit është Vuçiq, Daçiq dhe Vulin. Këta duhet dënuar. Ndërsa, brenda në Kosovë shteti kërkohet të merr masa dhe mos të zbrapset ndaj askujt, pavarësisht fuqisë kriminale që e ka. Prapa është SHBA dhe BE. Kjo tregon domosdoshmërinë e intensifikimit të luftës kundërë krimit.

Në luftën e tillë nuk ka rëndësi vendit, kombi dhe perkatësia nacionale. Krimi dhe kontrabandizmi nuk kanë kombe. Atyre iu inrereson vetëm fitimi. E këtu shteti duhet të tregohet i guximshëm dhe të vepron. Nuk ka forcë në botë që e kundërshton luftën e drejtë të Kosovës kundër krimit, banditizmit e kontrabandës. Kjo po vërehet edhe me përkrahjen e madhe që e dhanë tash SHBA-të dhe BE-ja për aksionet e prokurorisë dhe të policisë në veri të Republikës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".