Çmime rekorde, një bukë 50 cent, byreku 1 euro!

  • E.K /
  • 25 tetor 2021 - 11:01
Çmime rekorde, një bukë 50 cent, byreku 1 euro!

Në Kosovë po vazhdon ngritja e çmimeve për produkte të ndryshme ushqimore.

E së fundmi është ngritur edhe çmimi i bukës.

Disa furra në komunën e Pejës kanë marrë vendim që nga sot të rrisin çmimin e bukës.

Nga 40 cent sa ka qenë, qytetarët në këtë komunë do të duhet të paguajnë 50 cent për një bukë.

Ndërsa, përveç bukës është rritur edhe çmimi i byrekëve, i kafës e i rakisë.

Një byrek do të kushtojë 1 euro në Pejë, ndërsa një kafe 70 cent.

(Kosova Sot Online)