Vjen lajmi i shumëpritur për studentët kosovarë nga Ministria e Arsimit

  • E.K /
  • 25 October 2021 - 13:27
Vjen lajmi i shumëpritur për studentët kosovarë nga Ministria e Arsimit

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka hapur konkurs për ndarjen e bursave për studentët e universiteteve publike në programet Baçelor dhe master për vitin akademik 2021-2022.

Konkursi do të jetë i hapur nga data 25 tetor 2021 deri më 8 nëntor 2021, në ora 16:00.

Aplikimi bëhet në mënyrë elektronike në vegzën https://ekosova.rks-gov.net/Services/SubService?service=318.

Lista e studentëve përfitues do të bëhet publike në ueb faqen e MAShTI-t, ndërkaq, studentët përfitues do të pranojnë SMS, si dhe njoftimin përmes postës elektronike për rezultatin.

Kandidatët që aplikojnë për përfitim të bursës kanë të drejtë ankese në afat prej 7 ditësh, pas shpalljes së rezultateve. Ankesat dorëzohen në arkivin e MAShTI, kati përdhes, zyra nr. 4 dhe shqyrtohen nga Komisioni për ankesa dhe parashtresa i MAShTI-t.

(Kosova Sot Online)