Prishtinë/ Në seancën gjyqësore për kontest pronësor, vëllai rrah vëllanë

  • E.K /
  • 26 October 2021 - 09:07
Prishtinë/ Në seancën gjyqësore për kontest pronësor, vëllai rrah vëllanë

Një sulm fizik është raportuar të ketë ndodhur gjatë ditës së djeshme në Hajvali/Prishtinë.

Me këtë rast policia ka arrestuar një person të dyshimtë, pasi që i njëjti derisa ka qenë në seancë gjyqësore në Gjykatën Themelore në Prishtinë lidhur me një rast të kontestit pronësor, e ka sulmuar fizikisht vëllain e tij.

“Fsh. Hajvali, Prishtinë 25.10.2021-11:23. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi qe i njëjti derisa ka qenë në seancë gjyqësore në Gjykatën Themelore Prishtinë lidhur me një rast të kontestit pronësor, e ka sulmuar fizikisht vëllain e tij viktimën mashkull kosovar. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.

(Kosova Sot Online)