PDK ia bën një ftesë interesante VV-së

  • E.K /
  • 26 October 2021 - 13:16
PDK ia bën një ftesë interesante VV-së

Kandidati i PDK-së për kryetar të Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka bërë të ditur se i ka dërguar Lëvizjes Vetëvendosje ftesë zyrtare për koalicion në këtë komunë.Idrizi ka thënë se kanë kërkuar koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje për shkak të votave që ky subjekt ka arritur të siguroj në këto zgjedhje.

“Unë i kam bërë ftesë subjekteve politike, madje shumë shpejtë do të shihni që edhe ato subjekte politike që e kanë mbështetur zotin Tahiri do të kthehen në mbështetjen time si kandidat dhe tash po presim edhe përgjigjet e tyre. Ne jemi të hapur për të gjitha partitë politike dhe grupet e interesit por veçanërisht i kemi bërë ftesë Lëvizjes Vetëvendosje, një ftesë zyrtare që të kemi një koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje për shkak të fuqisë së votës që e ka në këto zgjedhje, numrit të ulësve që i ka fituar në asamble komunale si dhe për shkak se ata krijuan një përvojë në qeverisjen në mandatin e kaluar edhe pse nuk shkoi kjo deri në fund pasi që zoti Tahiri i largoi nga koalicioni me disa justifikime që i ka paraqitur”, ka deklaruar ai.

Idrizi ka thënë se ende nuk kanë marrë përgjigje nga Vetëvendosje derisa ka treguar edhe çfarë ka shkruajtur në kërkesën që i ka dërguar këtij subjekti për koalicion.

(Kosova Sot Online)