Aktakuzë ndaj 31-vjeçarit që dhunoi për shtatë ditë 13-vjeçaren nga Gjakova

  • E.K /
  • 26 October 2021 - 15:32
Aktakuzë ndaj 31-vjeçarit që dhunoi për shtatë ditë 13-vjeçaren nga Gjakova

Prokuroria Themelore e Gjakovës ka ngritur aktakuzë kundër 31-vjeçarit E.K. i cili dyshohet se ka dhunuar një 13-vjeçare.

Rasti i dhunimit të së miturës kishte ndodhur në muajin shtator të këtij viti.

13-vjeçarja ishte shpallur e zhdukur nga familja, ndërkaq pas shtatë ditës policia ka arritur ta gjejë atë dhe 31-vjeçarin.

“Prokuroria njofton se,  më 23 shtator 2021,  i pandehuri sipas marrëveshjes paraprake me të miturën, me veturën e tij e ka pritur të njëjtën në dalje të fshatit Janosh, Komuna e Gjakovës, ku së bashku kishin shkuar në shtëpinë e të pandehurit, në fshatin Vitomericë, Komuna e Pejës. Nga data 23 shtator 2021 e deri më 29 shtator 2021, për të iu shmangur familjarëve e policisë, kanë lëvizur në lokacione të ndryshme, ku gjatë gjithë kësaj kohe i pandehuri e ka detyruar të miturën, të kryej marrëdhënie seksuale në vazhdimësi. Prokurori i rastit i ka propozuar Gjykatës kompetente, që i pandehuri E.K., të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

(Kosova Sot Online)