Numërohen votat me kusht në Kaçanik, ky është rezultati

  • A.P /
  • 26 tetor 2021 - 18:04
Numërohen votat me kusht në Kaçanik, ky është rezultati

Sot në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka vazhduar numërimi i votave me kusht dhe i atyre të personave me aftësi të kufizuara të zgjedhjeve të 17 tetorit.

Këto vota janë numëruar tashmë në komunë  e Kaçanikut.

Nga këto vota prin kandidati i Partisë Demokratike e Kosovës, Besim Ilazi, doli i pari me 107 vota.

Pas tij është renditur kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Jeton Raka, me 81 vota.

I treti është kandidati i LDK-së, Shkelqim Jakupi, me 23 vota, teksa kandidati Shukri Luta ka marrë 16 vota.

Edhe sa iu përket votave për asamble komunale, PDK kryeson në Kaçanik me 82 vota.

LVV është e dyta me 62 vota, ndërsa e treta LDK me 35 vota.

(Kosova Sot Online)