Ardian Gjini më i votuari edhe me votat me kusht në Gjakovë

  • A.P /
  • 26 October 2021 - 19:16
Ardian Gjini më i votuari edhe me votat me kusht në Gjakovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar rezultatet e votave me kusht dhe votat e personave me nevoja të veçanta për komunën e Gjakovës.

Sipas këtij rezultati, del se kandidati i AAK-së për kryetar komune, Ardian Gjini ka qenë më i votuari me gjithsej 381 vota.

Ndërsa e dyta është kandidatja e LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, e cila mori 274 vota.

Sa i përket votave për kuvend komunal, AAK pri me 233 vota, e dyta nga LVV me 214 vota, ndërsa e treta, PShDK me 80 vota, aq sa ka edhe PDK.

Ndryshe, në komunën e Gjakovës do të garojnë në balotazh, Ardian Gjini i AAK-së dhe Mimoza Kusari-Lila e LVV-së.

(Kosova Sot Online)