Kush doli më i votuari në Kamenicë me votat me kusht? KQZ publikon rezultatet

  • A.P /
  • 26 October 2021 - 19:40
Kush doli më i votuari në Kamenicë me votat me kusht? KQZ publikon rezultatet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar rezultatet e votave me kusht dhe votat e personave me nevoja të veçanta për komunën e Kamenicës.

Nga këto rezultatet, më i votuari del të jetë kandidati i VV-së, Kadri Rahimaj, me gjithsej 59 vota, ndërsa Qëndron Kastrati nga PSD, del të jetë i dyti me 45 vota.

Vendin e tretë e mori kandidati i AAK-së, Faton Jakupi me gjithsej 19 vota, ndërsa pas tij është kandidati i LDK-së, Jeton Biçkaj me gjithsej 9 vota.

Të parafundit e zuri kandidati i PDK-së, Muhamed Kallaba me 7 vota, ndërsa kandidati i NISMA-s, Albert Sermaxhaj mori 2 vota.

Sa i përket votave për kuvend komunal, VV-ja prinë me 43 vota, e dyta PSD me 24 vota, ndërsa e treta, AAK me 22 vota.

Ndryshe, në komunën e Kamenicës do të garojnë në balotazh kandidati i PSD-së, Qëndron Kastrati dhe kandidati i VV-së, Kadri Rahimaj.

(Kosova Sot Online)