Gjatë vitit 2021 u raportuan 79 dhunime në Polici

  • A.P /
  • 26 October 2021 - 20:46
Gjatë vitit 2021 u raportuan 79 dhunime në Polici

Njohësit e sigurisë kritikojnë punën e Prokurorisë dhe Gjykatave në trajtimin e rasteve të dhunës.

Dera e cila duhet të ju hapet është ajo e shkollës.

Por shumë të miturve këtë vit u janë hapur edhe dyert e spitaleve, stacioneve të Policisë ose gjykatave.

Kjo për shkak se shumë nga ta përjetuan ngacmime seksuale apo dhunime.

Jo vetëm të mitur, por persona të moshave dhe gjinive të ndryshme, vetëm gjatë këtyre të muajve të vitit 2021 raportuan 79 raste të dhunimeve të kryera në Polici.

Kurse tre raste të tjera mbetën në tentativë për dhunim.

Krahasuar me vitin paraprak, këto statistika sipas Policisë kanë shënuar rritje.

Gjatë vitit 2020 katër raste mbetën në tentativë kurse ndodhën 60 dhunime.

E në vitin 2019 ishin 5 raste në tentativë dhe 47 dhunime.

Për gjithë këto raste njohësit e sigurisë nuk po ja lënë fajin policisë.

Por pse ndodh që të kemi shtim të rasteve të tilla tregon psikologu Yll Avdijaj.

Avdijaj thotë se në parandalimin e kësaj vepre mund të ndikoj edhe futja e lëndës së edukatës seksuale në shkolla.


(Kosova Sot Online)