A u respektuan masat anti-covid në “Darkën e Lamës – “Fotoja mund të krijojë perceptim të rrejshëm” thotë presidentja Osmani

  • A.P /
  • 26 October 2021 - 21:15
A u respektuan masat anti-covid në “Darkën e Lamës – “Fotoja mund të krijojë perceptim të rrejshëm” thotë presidentja Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani thotë se nuk janë thyer rregullat kundër përhapjes së Covid-19 në “Darkën e Lamës”. Thotë se është interes kombëtar promovimi i produkteve vendore.

“Rregullat e qeverisë janë që në salla të gastronomisë të përdoret 50 për qind e kapacitetit të sallës. Kjo sallë sipas organizatorëve ka zënë në tavolina deri në 500 persona kurse ne kemi shfrytëzuar 1/5 e sallës. Pra, kemi qenë në përputhje të plotë me vendimin e qeverisë”, tha Osmani.

“Fotografia mund të krijojë perceptim të rrejshëm sepse në fakt distance në mes të tavolinave ka qenë shumë e madhe, vetëm 1/5 e sallave është shfrytëzuar”, tha Osmani.

“Nuk mund ta shohësh distancën nga tavolina jonë te tavolina tjetër nga kjo fotografi. Ka pasur distancë të mjaftueshme në mes të tavolinave”, shtoi ajo.

 “Për dekor unë nuk jam eksperte, mund të mbani një debat publik”, theksoi tutje Osmani duke u përgjigjur kritikave.

“Është interes kombëtar i Republikës së Kosovës që të bëjë promovimin e produkteve vendore”, theksoi Osmani.

(Kosova Sot Online)