Lexoni edhe:
Parashikimi i motit për sot dhe nesër
Policia në Mitrovicë ka arrestuar një person i cili ka qenë në veturë me një vajzë nën moshën 16-vjeçare.
Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Mitrovicë, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.
Parashikimi i motit për sot dhe nesërLexoni edhe:
Sipas policisë, viktima ka deklaruar se me të dyshuarin ka pasur marrëdhënie seksuale, me dëshirë.
Rasti është iniciuar si “Dhunim”, ndërkaq i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“DHUNIM-Mitrovicë 26.10.2021 – 20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili nga njësiti policor është ndaluar derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën në të cilën veturë kishte qenë e mitura viktima femër kosovare nën moshën 16 vjeç. Viktima ka deklaruar se me të dyshuarin me dëshirë kishte pasur marrëdhënie seksuale. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajte për 48 orë”, bëhet e ditur në raportin e policisë.
(Kosova Sot Online)