Kjo është e reja që iku nga psikiatria në Pejë, ende nuk është gjetur

  • E.K /
  • 27 October 2021 - 10:09
Kjo është e reja që iku nga psikiatria në Pejë, ende nuk është gjetur

Një vajzë është zhdukur dje në mesditë në rrugën “Nënë Tereza” në Pejë.

Rastin në polici e ka raportuar nëna e saj, e cila ka thënë se viktima ka qenë duke u trajtuar në Spitalin Rajonal në Pejë, konkretisht në repartin e Neuropsikiatrisë.

Viktima raportohet se është larguar nga spitali dhe më nuk dihet vendndodhja e saj.

Ndërkohë, rasti në polici është iniciuar si “Person i zhdukur”.

(Kosova ot Online)