Detyronte të bijën 15-vjeçare të kryente prostitucion, arrestohet nëna dhe i dashuri i saj

  • E.K /
  • 27 October 2021 - 13:23
Detyronte të bijën 15-vjeçare të kryente prostitucion, arrestohet nëna dhe i dashuri i saj

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Izrael.

Një grua 40-vjeçare u arrestua të martën në mëngjes pasi detyronte të bijën të kryente prostitucion.

Mediet izraelite njoftojnë se bashkë me nënën është arrestuar dhe partneri i kësaj të fundit, dhe gjashtë burra të tjerë, pasi dyshohet  se kanë detyruar adoleshenten të konsumojë lëndë narkotike dhe  kanë përfituar nga gjendja e saj, duke kryer marrëdhënie seksuale me të miturën kundrejt parave.

Njësia qendrore e Policisë Rajonale të Tel Avivit kreu një operacion të fshehtë gjatë muajve të fundit, si pasojë e një dyshimi se 15-vjeçarja po detyrohej të kryente prostitucion.

Hetimi u hap kur njësia qendrore mori denoncime për persona që urdhëronin një të mitur për shërbime prostitucioni.

Disa nga takimet  janë bërë përmes një faqe interneti dhe disa përmes nënës së vajzës.

Hetimi mblodhi prova për t’i përdorur kundër të dyshuarve me nënën si të dyshuar kryesore për “tutore” të vajzës së saj për shuma të mëdha parash, të cilat ajo i përdorte për shpenzime familjare.

Hetimi është bërë publik mëngjesin e së martës me arrestimin e të dyshuarve, ndërsa shtëpitë e tyre janë kontrolluar për prova të mëtejshme që do të ndihmojnë në hetim.

 Policia tha se pritet të bëjë arrestime të tjera.

Nëna dhe partneri i saj janë lënë në paraburgim deri të premten, ndërsa prokurorët do të kërkojnë vazhdimin e arrestimit për të dyshuarit e tjerë.

(Kosova Sot Online)