Ministri Çeku tregon arsyen e vizitës së Buqes sot në Ministri, ku vdiq

  • E.K /
  • 27 October 2021 - 14:46
Ministri Çeku tregon arsyen e vizitës së Buqes sot në Ministri, ku vdiq

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e regjisores Burbuqe Berisha.

Me anë të një postimi në Facebook, Çeku ka treguar se Berisha frymën e fundit e dha në Ministrinë e Kulturës.

“Kishte ardhur për punët përgatitore të koncertit të Operas, po e bënte regjinë e koncertit”, shkruan Çeku në FB.

Postimi i tij i plotë:

Lajm i trishtë. Burbuqe Berisha iku para kohe. La pas një krijimtari të pasur filmike e teatrore. Ishte personalitet i veçantë i kulturës. Frymën e fundit e dha në Ministrinë e Kulturës. Kishte ardhur për punët përgatitore të koncertit të Operas, po e bënte regjinë e koncertit.

Ngushëllime familjes, komunitetit artistik dhe gjithë shoqërisë. Qoftë i përjetshëm kujtimi për jetën dhe veprën e Buqes.

(Kosova Sot Online)