Kërcënohet Albin Kurti, shtohen forca të sigurisë pranë shtëpisë së tij

  • A.P /
  • 27 tetor 2021 - 20:50
Kërcënohet Albin Kurti, shtohen forca të sigurisë pranë shtëpisë së tij

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është kërcënuar, dhe si masë e kujdesit forca të sigurisë janë shtuar pranë shtëpisë së tij.

Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

“Kryeministri Kurti është kërcënuar. Për këtë arsye, si masë e kujdesit të shtuar, është rritur edhe niveli i tij i sigurisë”, tha Kryeziu.

Ai shtoi tutje se institucionet e hetuesisë dhe sigurisë tashmë janë duke bërë punën e tyre.

“Ato bëjnë vlerësimet e nevojshme dhe ndërmarrin masat përkatëse. Në anën tjetër, kryeministri vazhdon angazhimin e tij të rregullt”, tha Kryeziu.

Nuk është bërë e ditur për çfarë kërcënimi bëhet fjalë, e as kush e ka kërcënuar kryeministrin


(Kosova Sot Online)